Mexhiti: Parku “Rinia” në Fushë Topanë me hapësira të reja për rekreacion
Parku “Rinia” në Fushë Topanë po merr një pamje të re në kuadër të investimeve të Komunës së Çairit për rregullimin dhe avancimin e hapësirave publike, kumtoi Komuna. Në këtë park, shtohet në kumtesën, po realizohen ndërhyrje për përmirësimin e hapësirave rekreative dhe sportive, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. “Po investojmë në hapësira që e bëjnë çdo lagje më të gjelbër, më funksionale dhe më të bukur për qytetarët,” u shpreh Mexhiti.