Qytetit të Tetovës i shtohet edhe një Doktore e Shkencave
Një sukses i ri akademik vjen për qytetin e Tetovës. Merita Bakiji ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës dhe ka fituar titullin Doktor i Menaxhimit te Sistemeve te Informacionit. Kjo është një arritje e rëndësishme personale dhe profesionale, e cila dëshmon përkushtimin, punën dhe angazhimin e saj shumëvjeçar në fushën e studimeve shkencore. Fitimi i këtij titulli paraqet një kontribut të çmuar jo vetëm për zhvillimin e saj akademik, por edhe për avancimin e dijes dhe të shoqërisë në përgjithësi. Me këtë sukses, Tetova pasurohet edhe me një emër të ri në radhët e doktorëve të shkencës, duke dëshmuar potencialin dhe vlerat që qyteti vazhdon të nxjerrë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. I urojmë Dr. Merita Bakiji suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj profesional dhe akademik, duke shpresuar që dijet dhe përvoja e saj të vihen sa më shpejt në shërbim të institucioneve dhe shoqërisë. Urime për këtë arritje të rëndësishme! 🎓👏