VLEN: Dokumenti që fundos propagandën e BDI-së për “botën serbe” [FOTO]
Për ditë me radhë, BDI ka ngritur akuza të pabaza ndaj nesh, duke tentuar të na etiketojë me narrativën e rreme të “botës serbe”. Por propaganda zbehet në momentin kur përballet me dokumentet zyrtare. Komunikata zyrtare e Presidencës së Serbisë, pas takimit të presidentit Aleksandar Vuçiq me ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme, humbësin e gjithanshëm, Bujar Osmanin, dëshmon qartë se në mesin e temave të diskutuara ishte edhe “avancimi i pozitës së serbëve në Maqedoninë e Veriut”. Ky dokument tregon edhe një të vërtetë tjetër: gjatë viteve në pushtet, BDI asnjëherë nuk e pati prioritet çështjen shqiptare. Kjo është dëshmia që rrëzon të gjithë teatrin politik të BDI-së. Ata që sot bërtasin më së shumti për “botën serbe”, janë pikërisht ata që dje uleshin në tavolina ku diskutoheshin tema që nuk kishin të bënin me prioritetet e shqiptarëve, ndërsa sot përpiqen t’ua faturojnë të tjerëve. BDI nuk mund t’i mbulojë mëkatet me konferenca për shtyp e me shpifje. Dokumentet nuk gënjejnë. VLEN nuk merret me propagandë. Ne flasim me fakte. E faktet sot e demaskojnë BDI-në.