Kodi i ri Zgjedhor, Kasami: Premtuam votim elektronik për mërgatën dhe këtë po e realizojmë
Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se VLEN po e realizon edhe një premtim ka platforma parazgjedhore. Kasami thekson se Kodi i ri Zgjedhor përfshin risinë që diaspora të votojë në formë elektronike. Me këtë siç shkruan Kasami i mundësohet çdo mërgimtari pjesëmarrje në zgjedhjet e vendit. Statusi i plotë i Bilall Kasamit. “Po jetësojmë një tjetër premtim parazgjedhor nga Platforma e VLEN-it. Premtuam votim elektronik për mërgatën dhe këtë po e realizojmë. Kodi i ri Zgjedhor, i cili sot futet në Kuvend, përfshin risinë që diaspora të votojë në formë elektronike, duke ia mundësuar secilit mërgimtar pjesëmarrjen në zgjedhjet e vendit. Mërgata jonë ka qenë gjithmonë pjesë e procese dhe shtyllë e zhvillimit dhe mirëqenies tonë. Tani e tutje do të jetë edhe pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes”, ka shkruar Bilall Kasami.