Stuhia në Shkup, Seferi mobilizon ekipet: Do të jemi terren gjatë gjithë natës për sanimin e pasojave
Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërim”, Muamer Seferi, ka njoftuar se të gjitha ekipet e ndërmarrjes janë mobilizuar plotësisht dhe po intervenojnë në disa lokacione në Shkup, pas stuhisë së fuqishme që goditi kryeqytetin. Sipas Seferit, prioriteti aktual është largimi i drunjve dhe degëve të rrëzuara, pastrimi i hapësirave publike dhe krijimi i kushteve për lëvizje sa më të sigurt të qytetarëve. Ai bëri të ditur se ekipet do të vazhdojnë punën pa ndërprerje gjatë gjithë natës, kudo që paraqitet nevoja, deri në sanimin e plotë të pasojave të motit të ligë. Në fund të njoftimit, Seferi falënderoi punonjësit e ndërmarrjes për profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar gjatë intervenimeve në terren.