“Kam fakte”, Demaj: Hamza e Osmani po shkojnë te Duda Balje e Veton Berisha për vota
Emanuel Demaj në ”Click” të RTV21 ka bërë pretendime se në prapaskenë po zhvillohen takime mes figurave politike me synimin për krijimin e një shumice të re parlamentare dhe largimin e Lëvizjes Vetëvendosje nga pushteti. Demaj tha se, sipas informacioneve që posedon, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe Vjosa Osmani po zhvillojnë takime me përfaqësues të komuniteteve joshumicë, përfshirë Duda Baljen dhe Veton Berishën. “Kam informacione që Bedri Hamza dhe Vjosa Osmani po takohen shpesh dhe po shkojnë te Duda Balje e Veton Berisha. Kam informacione se po takohen edhe me deputetë të minoriteteve dhe po mundohen t’i bindin të votojnë në anën e tyre. Kam fakte që këta po takohen mes vete dhe po mundohen me e bo një grup të deputetëve”, deklaroi Demaj. Ai shtoi se, sipas pretendimeve të tij, opozita po punon për ta marrë tërësisht qeverisjen nga Albin Kurti. “Opozita po punon për me ia marrë qeverisjen komplet Albin Kurtit. Me kë po don me ia marrë? Me deputetët e minoriteteve joshumicë dhe me Listën Serbe. Kështu janë duke punuar Bedri Hamza dhe Vjosa Osmani”, tha ai.