Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një projekt strategjik me vlerë mbi 200 milionë euro që pritet të transformojë lidhjen rrugore ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës.
Sipas Mexhitit, ky investim shënon një kthesë të rëndësishme në zhvillimin e infrastrukturës, duke forcuar bashkëpunimin ekonomik, lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe afruar edhe më shumë dy vendet.
“Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim. Është një projekt që po merr formë. Për vite me radhë u fol, ndërsa ne zgjodhëm të veprojmë. Rezultatet nuk kanë nevojë për zhurmë, ato flasin vetë”, deklaroi Mexhiti.
