Do të quhet " Mala " projekti më i ri muzikor që po vjen nga dy artistë të njohur David Dreshaj dhe Korab Shaqiri. Ky është bashkëpunimi i parë i dy djemve të muzikës dhe kēnga sipas tekstin i dedikohet dashnisë e që vërtetë do të jetë dueti hit i kësaj verë të nxehtë.
Këngë me klip pritet të publikohet shumë shpejt në të gjitha platformat pêr tu parë e dëgjuar kudo. Ne mësojmë se producenti muzikor i kësaj këngë është Twix Music, Indrit Dode, Melodia, beat dhe muzikë po Twix Music, - Indrit Dode dhe Korab Shaqiri. Për tekstin po nga Twix Music, Indrit Dode, Korab Shaqiri dhe David Dreshaj, Recorded ngaTwix Music, - Indrit Dode.
Mixed dhe master punuar nga Anxhelo Muhari dhe Alfred Sula. Kënga ka dhe një video të realizuar mjaft bukur nga Mars Studio, - (Endrit Rrahimi), dhe në praninë e modeles Ardiana Peku, Kureshtja besoj se ju ka kapluar të gjithëve për këtë super bashkëpunim që po vjen.
