GazetaMax
Lajme

Përfundon NATO Konferenca për komunikues

Shkup, 8 shtator – NATO Konferenca për komunikues, nikoqir i të cilit këtë vit është Maqedonia e Veriut, sot do të mbyllet me fjalimin e shefit të Shtatmadhërisë së Armatës, gjeneral – nënkoloneli, Vasko Gjurçinovski.

Në konferencën, e cila është hapur dje në Filarmoninë Kombëtare, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, kanë porositur se komunikimet dhe sfera e informacioneve nuk kanë qenë asnjëherë më të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin, si dhe se transparenca është arma më e mirë në luftën kundër lajmeve të rreme.

NATO Konferenca për komunikues është konferenca më e madhe vjetore për komunikues në Aleancë.

Këtë vit, nikoqir i Konferencës është Maqedonia e Veriut, ndërsa në të njejtën marrin pjesë rreth 300 persona. Në kuadër të konferencës janë organizuar disa panele kushtuar komunikimeve strategjike.

“Komunikimet strategjike dhe kjo konferencë vjetore e komunikuesve janë lartë në agjendën edhe të NATO Aleancës, edhe të Ministrisë së Mbrojtjes, të udhëhequra nga vlerat e njejta – demokracia, transparenca, liritë mediatike dhe sundimi i mirë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes. 

Related posts

Financimi i fushatave mbetet në fuqi, kushtetuesja refuzon nismën e Trajanovit

Gazetamax.mk

Taravari do konsultohet me organet partiake për çdo vendim/ Qeveria bën gati pakon e resoreve për ASH

Gazetamax.mk

Në Qendrën e Urgjencës në Shkup janë kryer 80 ekzaminime

Gazetamax.mk