GazetaMax
Lajme

Qyteti i Shkupit prezanton drejtorët e rinjë nëpër ndërmarjet publike

Shkup, 28 shtator – Qyteti i Shkupit përmes një njoftimi dërguar mediave ka bërë të ditur emrat e drejtorëve të rinjë nëpër ndërmarjet publike.

Radmila Pesheva është emëruar në menaxhimin e NP Lajka, ndërsa Said Said është emëruar për krye të Nedrmarjes së Rrugëve dhe Rrugicave.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit në NP Parkingjet e Qytetit te Shkupit është emeruar Krste Petrevski, në NP Parqet dhe gjelbërimet eshte emeruar Zuhejr Rexhepi , ndërsa në NP Drisla është emëruar Aleksandar Kuzinakov. Në NP Higjiena Komunale vazhdonë të udhëheq Kosana Mazneva, ne NQP Aleksandar Stojkovski dhe NP Ujësjellsi dhe Kanalizimi Marjan Mitevski.

Ud drejtorët e rinj do të kenë detyrimin dhe përgjegjësinë që në 6 muajt e ardhshëm të zbatojnë reformat e nevojshme për konsolidimin e ndërmarrjeve publike në periudhën në vijim nga aspekti i përballjes me krizën ekonomike dhe energjetike. Detyrimet janë në drejtim të optimizimit të aseteve dhe proceseve, uljes së kostove dhe uljes së të gjitha shpenzimeve joproduktive, si dhe zbatimit të reformës në segmentin e punësimit në sipërmarrje, e cila nuk do të lejojë personat që nuk shkojnë në punojnë ose nuk kryejnë detyrat e tyre të punës të paguhen nga fondet e buxhetit.

Related posts

Urim nga Xhaferi me rastin e festave të Krishtlindjeve

Gazetamax.mk

Gjykimi për rastin me vrasjen e henbollistit kroat Denis Tor vazhdon më 22 nëntor

Gazetamax.mk

Petrovska në takimin e ministrave të SHBA-së – Kartës së Adriatikut në Mal të Zi

Gazetamax.mk