GazetaMax
Lajme

Mungesa e barnave matastazon kancerin

Shkup, 31 Tetor – Mungesa disa mujore e terapive kundër kancerit në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ka shtuar dyshimet e organeve hetuese se ka keqpërdorime. Edhe pse buxheti i planifikuar vjetor iu është ndarë me kohë, Fondi për Sigurim Shëndetësor iu ka miratuar edhe një buxhet shtesë rreth 5,5 milion euro për tender të ri të barnave biologjike, të cilat janë në mungesë për tre mujorin e fundit të 2022-ës. Pas furnizimit me terapi të reja, korridoret e Klinikës së Onkologjisë stërmbushen me pacientë.

Pacientët ankohen se në periudhën që nuk kanë marrë terapitë e rregullta nga klinika kishin vështirësi shëndetësor. Disa prej tyre tregojnë se janë detyruar të blejnë privat nëpër barnatore. Ata që nuk kanë pasur mundësi, vetëm dëshmojnë se gjatë këtyre muajve iu kanë shtuar edhe metastazat e kancerit.

“Ata barna janë më të shtrenjtë dhe sipas gjitha gjasave diku janë shpërndarë ne nuk kishim para. Këto lloje të barnave e kisha patjetër ti marr, e tash dikush do të paguaj dikush tjetër jo, është puna e tyre. Si vërejta se sëmundja ka bërë progres absolutisht duhej terapia, tash kush furnizon dhe si e bëjnë nuk e di”.

“Terapitë, barnat munguan një kohë të gjatë diku 3-4 muaj mbase më shumë. Gjatë asaj kohe iu është përkeqësuar gjendja dhe tani duhet ti japim terapi tjetër. Shumë vështirë iu rritën treguesit, nuk i kishim barnat dhe çfarë të bënim. Çfarë ju thoshin mjekët? Kinse deficitare, vinim këtu s’ka. Vetëm injeksione për stomak i jepnin në tre muaj a për barnat thoshin se na thirrin. Ne lajmëroheshim në telefon, s’kishte!”.

“Presim, akoma presim dhe sërish presim gjatë, deri kur nuk e dimë. Prej kur prisni? Që nga ora 9 e mëngjesit. Për çfarë? Do të bëjmë shpim.”

“Në rrezatim duhet të shkoj pas operacionit, tani bënë termin mu paraqitem të vij për kontroll dhe të caktojnë pastaj termin për rrezatim sepse aparati nuk paska qenë në funksion gjatë kohë.”

Sipas të dhënave zyrtare, prej 856 milion denarë të buxhetit vjetor të Klinikës së Onkologjisë, gati gjysma apo ndryshe, 406 milion denarë shpenzohen vetëm për terapitë biologjike që spitali i blenë me tenderë . Në mënyrë plotësuese edhe 220 milion denarë në vit klinika shpenzon për terapitë nga lista pozitive. Me gjithë këto para nga drejtoria kërkojnë rritje të buxhetit të përgjithshëm për 40% nga që nuk ju dalin.

Related posts

Po kthehej nga Greqia, “Audi” del nga rruga në Levan-Tepelenë, plagoset shoferja

Gazetamax.mk

Struga vazhdon të përballet me problematikën e qenve endacak

Gazetamax.mk

Ahmeti: E dinë të gjithë dhe duhet ta pranojnë se s’ka Maqedoni pa shqiptarët!

Gazetamax.mk