GazetaMax
Lajme

Kuvendi vendosi: Do të ridedikohen mjetete buxhetore që nuk janë shfrytëzuar

Shkup, 1 nëntor – Kuvendi sot ka miratuar Vendim për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet mjeteve për vitin 2022. Mjetet e pashfrytëzuara nga institucionet shtetërore me Vendimin ripërdoren për qëllime të tjera dhe për sigurimin e parave shtesë aty ku është më e nevojshme.

Fondet do të ridrejtohen për EMV – për prodhimin e brendshëm të energjisë dhe tejkalimin e pasojave të krizës energjetike, pastaj për financimin e rregullt të partive politike, për mbështetjen financiare të MZH Transport, fondet do të devijohen për rregullimin e zonave TIR, fonde shtesë do të jenë në dispozicion për masat për kontrollin dhe zhdukjen e murtajës afrikane të derrave, për energjinë elektrike për hidrosistemin e Liqenit të Dojranit, për prokurimin e teknologjisë së menaxhimit të mbetjeve.

Në debatin për këtë pikë të rendit të ditës së seancës së 88-të, deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE tha se do ta votojnë vendimin sepse, siç tha ai, po shkurtohen edhe 100 milionë euro shpenzime joproduktive dhe sepse besojnë se “Qytetarët dhe ekonomia të mos vuajnë dhe të paguajnë për paaftësinë e zyrtarëve të kësaj qeverie”.

Në polemikat rreth investimeve kapitale dhe kritikave të opozitës se ato nuk realizohen, deputetja Jaklina Lazarevska replikoi se LSDM ka bërë dyfish më shumë se VMRO-DPMNE në një periudhë dyfish më të shkurtër. Për 11 vjet, tha ajo, VMRO-ja ka rindërtuar 1100 km rrugë, ka ndërtuar ose rindërtuar 45 kopshte dhe 74 shkolla, ndërsa LSDM-ja për pesë vjet – 2300 km rrugë, 67 kopshte dhe 99 shkolla.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe Koordinator Nacional i IPA-s, Bojan Mariçiq, theksoi në sqarimin se nënshkrimi i Marrëveshjes hap rrugën për nënshkrimin e Marrëveshjeve Financiare në kuadër të IPA III, duke përfshirë edhe Marrëveshjen Financiare për programin 2021.

“Kjo marrëveshje financiare duhet të nënshkruhet deri në fund të këtij viti, përndryshe do të humbasim mundësinë për të shfrytëzuar më shumë se 100 milionë euro projekte tashmë të përcaktuara”, tha Mariçiq.

“Po bëjmë përpjekje që të shfrytëzojmë maksimalisht të gjitha fondet evropiane në dispozicion për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve, të cilat do të jenë shumë më të mëdha dhe më të aksesueshme pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Me këtë ne përshpejtojmë procesin e reformave, të cilat janë të nevojshme në procesin e progresit drejt anëtarësimit në Union dhe qytetarët do të ndjejnë përfitime konkrete nga kjo”, shtoi Mariçiq.

Related posts

Kasami pranon donacion prej 5 inkubatorëve për spitalin e Tetovës

Gazetamax.mk

Në Bruksel vazhdon skriningu dypalësh për Klasterin 2 “Tregu u Brendshëm”

Gazetamax.mk

Siguria kibernetike, element kyç në mbrojtjen e secilit shtet

Gazetamax.mk