GazetaMax
Lajme

Këshilli i PP i propozon Abazin dhe Rajevskan anëtarë të KD të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë

Shkup, 11 nëntor – Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme të gjashtëdhjetë e nëntë i propozoi Islam Abazin dhe Fidanka Rajevskan për dy anëtarë të radhës së prokurorëve publikë në Këshillin Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë.

Abazi më 7 nëntor mori më së shumti vota (66) në zgjedhjet për shefin e ri të PPTH NKOK dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë të hënën duhet të mbajë seancë për emërimin e tij, ndërsa Rajevska është anëtare e Këshillit të PP.

Zëvendës të tyre janë propozuar Burim Rustemi dhe Riste Bojaxhiski.

Këshilli i propozon edhe Jovan Cvetanovskin dhe Gazmend Mehmetin anëtarë dhe Peco Vezirovskin dhe Faton Azizin zëvendës të tyre në Komisionin për provimin përfundimtar në kuadër të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë nga radhët e prokurorëve publikë.

Në seancën e 69-të, Këshilli i PP mori vendim për ndërprerjen e funksionit prokuror publik për Riste Shosheskin, për shkak të përmbushjes së kushteve për pensionim për prokurorin publik në PTHP Prilep.

Related posts

Disa të maskuar dhe armatosur tentojnë t’i sumlojnë dy të rinjë në Kumanovë

Gazeta Max

Trajanov: Të zhbllokohet procedura për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Gazeta Max

13.444 punëtorë nuk kanë marrë pagën minimale për muajin mars, shumica prej tyre nga sektori privat

Gazeta Max