GazetaMax
Lajme

Mbrojtja infrastrukturore është e rëndësishme në procesin e përmirësimit të sistemit të sigurisë

Shkup, 23 nëntor – Përmes forcimit të mbrojtjes së infrastrukturës do të sigurohet përmirësim të sistemit të sigurisë, që është veçanërisht i rëndësishëm në këtë periudhë kur bota po përballet me kriza nga të cilat dalin kërcënime dhe rreziqe të ndryshme, përfunduan pjesëmarrësit në Konferencën e sotme ndërkombëtare “Siguria private në mbrojtjen e infrastrukturës kritike” që po mbahet në kuadër të Ditëve të Sigurisë Private të vitit 2022, në të cilën mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Sipas Petrovskës, mbrojtja e infrastrukturës kritike është një çështje e një rëndësie të veçantë.

“Sot bota, veçanërisht Evropa po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë nga agresioni i paarsyeshëm dhe i pakuptueshëm rus, për shkak të rezultateve të këqija, pala ruse është detyruar të sulmojë objektivat civile dhe më pas të sulmojë infrastrukturën kritike. Në kohë të sfidave serioze të sigurisë, infrastruktura kritike është thelbësore për mbijetesën e një shteti. Një sistem efikas dhe efektiv i mbrojtjes së infrastrukturës mund të arrijmë vetëm me një proces gjithëpërfshirës dhe një qasje multisektoriale. Mbrojtja e infrastrukturës kritike është një nga fushat më optimale për vendosjen e partneritetit ndërmjet sektorit privat dhe publik”, deklaroi Petrovska.

Në konferencë u theksua se nevojitet një ligj, ndërsa në këtë drejtim ministrja Petrovska informoi se aktualisht po punohet për Ligjin e ri për infrastrukturën kritike.

Kryetarja e Odës së RMV-së për Siguri Private, Verica Mileska Stefanovska, theksoi se lidhja me komunitetin akademik është prioritet, për shkak të përmirësimit të aftësive dhe njohurive të atyre që kryejnë aktivitetet.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se botën e tronditën ngjarje jashtëzakonisht serioze të ndjekura me kërcënime dhe rreziqe. Në të gjitha ato ngjarje të padashiruara, në sipërfaqe dolën nevojat për vëmendje të veçantë ndaj strukturave të sigurisë”, vlerësoi Mileska Stefanovska.

Njoftoi se Maqedonia e Veriut është në një fazë të krijimit të akteve adekuate ligjore që do të përpunojnë disa çështje të sigurisë, përfshirë edhe sferën e mbrojtjes së infrastrukturës kritike.

Drejtoresha e përgjithshme e Koes – Konferenca Evropiane e Shërbimeve të Sigurisë Private, Katerine Piana, në fjalimin e saj para të pranishmëve, u përqendrua në hapat e nevojshëm që duhen të ndërmerren për përmirësimin e mbrojtjes së infrastrukturës.

Related posts

Filloi fushata e MPB-së dhe UNDP-së “Çdo plumb ka një objektiv! Festoni me zemër jo me armë”

Gazeta Max

EMV me thirrje ngrohtores “Shkup Veri” të nënshkruajë marrëveshjen për bashkëpunim afarist-teknik

Gazeta Max

LSDM porosi VMRO-së: Të gjitha paratë që i fituat në mënyrë kriminale, t’ua ktheni qytetarëve

Gazeta Max
Lajme

Mbrojtja infrastrukturore është e rëndësishme në procesin e përmirësimit të sistemit të sigurisë

Shkup, 23 nëntor – Përmes forcimit të mbrojtjes së infrastrukturës do të sigurohet përmirësim të sistemit të sigurisë, që është veçanërisht i rëndësishëm në këtë periudhë kur bota po përballet me kriza nga të cilat dalin kërcënime dhe rreziqe të ndryshme, përfunduan pjesëmarrësit në Konferencën e sotme ndërkombëtare “Siguria private në mbrojtjen e infrastrukturës kritike” që po mbahet në kuadër të Ditëve të Sigurisë Private të vitit 2022, në të cilën mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Sipas Petrovskës, mbrojtja e infrastrukturës kritike është një çështje e një rëndësie të veçantë.

“Sot bota, veçanërisht Evropa po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë nga agresioni i paarsyeshëm dhe i pakuptueshëm rus, për shkak të rezultateve të këqija, pala ruse është detyruar të sulmojë objektivat civile dhe më pas të sulmojë infrastrukturën kritike. Në kohë të sfidave serioze të sigurisë, infrastruktura kritike është thelbësore për mbijetesën e një shteti. Një sistem efikas dhe efektiv i mbrojtjes së infrastrukturës mund të arrijmë vetëm me një proces gjithëpërfshirës dhe një qasje multisektoriale. Mbrojtja e infrastrukturës kritike është një nga fushat më optimale për vendosjen e partneritetit ndërmjet sektorit privat dhe publik”, deklaroi Petrovska.

Në konferencë u theksua se nevojitet një ligj, ndërsa në këtë drejtim ministrja Petrovska informoi se aktualisht po punohet për Ligjin e ri për infrastrukturën kritike.

Kryetarja e Odës së RMV-së për Siguri Private, Verica Mileska Stefanovska, theksoi se lidhja me komunitetin akademik është prioritet, për shkak të përmirësimit të aftësive dhe njohurive të atyre që kryejnë aktivitetet.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se botën e tronditën ngjarje jashtëzakonisht serioze të ndjekura me kërcënime dhe rreziqe. Në të gjitha ato ngjarje të padashiruara, në sipërfaqe dolën nevojat për vëmendje të veçantë ndaj strukturave të sigurisë”, vlerësoi Mileska Stefanovska.

Njoftoi se Maqedonia e Veriut është në një fazë të krijimit të akteve adekuate ligjore që do të përpunojnë disa çështje të sigurisë, përfshirë edhe sferën e mbrojtjes së infrastrukturës kritike.

Drejtoresha e përgjithshme e Koes – Konferenca Evropiane e Shërbimeve të Sigurisë Private, Katerine Piana, në fjalimin e saj para të pranishmëve, u përqendrua në hapat e nevojshëm që duhen të ndërmerren për përmirësimin e mbrojtjes së infrastrukturës.

Related posts

Trençevska: Edukatorët të vënë në radhë të parë interesin e fëmijëve

Gazeta Max

Anulohet seanca e 74, shkak mungesa e deputetëve

Gazeta Max

Grubi “citon” Ollbrajt: Ka vend special në ferr për burrat që nuk i ndihmojnë gratë

Gazeta Max