GazetaMax
Lajme

Uniformat në gjuhën shqipe, Zëvendësministri Bushi: Përmbushëm dhe një premtim nga Marrëveshja e Ohrit

Zëvendësministri i Punëve të brendshme, Nazim Bushi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se tashmë uniformat e policisë do të jenë në gjuhën shqipe pas miratimit të Dekretit nga ana e Qeverisë.

Përmbushim edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ligji për përdorimin e Gjuhes shqipe, uniformat e policise do të flasin edhe shqip.

Me miratimin e dekretit nga ana e Qeverise së Maqedonisë së Veriut në uniformat e policisë gjuha shqipe do të jet pjesë e saj. Kjo përbën edhe një hap drejtë plotesimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, ky mirëbesim do të ndikojë në krijimin e institucioneve demokratike.

Urime për të gjithë!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=648774112946978&set=a.605873640570359

Related posts

Ulje drastike e filloristëve në Dibër

Gazetamax.mk

Ahmeti uron besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve

Gazetamax.mk

Aziri: Burimi i anketave të rreme vjen nga Ministria për Sistem Politik

Gazetamax.mk