GazetaMax
Lajme

Provimi i maturës do të mbahet më 27 maj dhe më 10 qershor

Shkup, 31 janar – Maturantët provimin shtetëror do ta mbajnë më 27 maj dhe më 10 qershor.

Sipas njoftimit, më 27 maj do të mbahet provimi në lëndët: gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe, gjuhë turke, ndërsa më 10 qershor matematikë, gjuhë angleze, gjuhë frenge, gjuhë gjermane, gjuhë ruse, filozofi, estetikë, informon Zhurnal.

Sipas kalendarit për organizmin e vitit shkollor, testet interne nga pjesa zgjedhore mbahen në termine të caktuara nga komisioni shkollor dhe atë:
-në afatin e qershorit në periudhën prej 13 deri më 30 qershor 2023 dhe
-në afatin e gushtit në periudhën prej 15 deri më 18 gusht 2023.

Prezantimi i detyrës projektuese do të realizohet në periudhën nga 10 mars – 12 maj 2023 si dhe nga 18 deri më 24 gusht 2023.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri konsideron se programi mësimor tërësisht do të realizohet, gjithçka që është paraparë në datat për maturë shtetërore edhe në pjesën e testimeve të parapara të maturës./Zhurnal.mk

Related posts

Politika e jashtme/ Përparim dhe suksese me Brukselin, Sofjen dhe Uashingtonin

Gazetamax.mk

VMRO: Nuk kemi marrë ftesë për bisedime për ndryshimet kushtetuese

Gazetamax.mk

‘Ju lutem, na mbështesni’, Klitschko kërkon armë për ta mbrojtur hapësirën ajrore ukrainase

Gazetamax.mk