GazetaMax
Ballina

Çiljeta: Uroj ta vë shaminë një herë e përgjithmonë, më janë plotësuar shumë lutje nga Zoti

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, së fundmi ka zbuluar së është bërë pjesë e një sfilatë të modës myslimane që u organizua në Tiranë. Kjo sfilatë bamirëse kishte qëllim promovimin e veshjeve me mbulesë dhe shitjen e tyre, teksa të gjitha të ardhurat prej saj, do t’iu dërgohen fëmijëve me kancer.

Modelja titullare e mbrëmjes ka qenë artistja, Çiljeta Xhilaga, e cila i ka mahnitur të gjithë duke u paraqitur me një fustan të bardhë me mbulesë dhe kurorë në kokë. E pyetur në fund të sfilatës se si ka qenë kjo eksperiencë për të, këngëtarja tha se shpreson që ta vërë sa më shpejtë havalen në kokë një herë e përgjithmonë.“Unë uroj ta vë sa më shpejt komplet krejt shaminë, një herë e përgjithmonë. Ndjehem shumë mirë, pa diskutim që po”, ka thënë Çiljeta.

Tutje, ajo ka treguar se është një myslimane e devotshme dhe se i praktikon të gjitha ritet fetare. “Unë falem pesë vakte, kam tre vjet. Kam ndjerë paqe shpirtërore me veten time dhe më janë plotësuar shumë dua (lutje) kur i lutem Zotit”, ka shtuar tutje.

Çiljeta viteve të fundit e ka ndryshuar fokusin e saj duke iu përkushtuar më shumë familjes dhe fesë.

Related posts

Për shumë kanë mbaruar, për David Dreshaj ka ende koncerte

Gazetamax.mk

Sara vishet me shumë stil, me këtë bukuri do ta lë pa fjalë PM

Gazetamax.mk

A mendoni se jeni me njeriun e duhur?

Gazetamax.mk