GazetaMax
Lajme

Grubi: Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D do të kushtojë 1.3 miliardë euro

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë tha në Analiza 24 se sot qeveria përfundimisht ka miratuar përmbajtjen e Marrëveshjes për Korridoret 8 dhe 10D.

– Sot ka pasur një elaborim të gjerë në lidhje me raportin përfundimtar të tyre për elaborimet e tyre dhe nesër është nënshkrimi i kontratave. Do të kërkoja nga gazetarët që të thërrisnin konsulentët për të prezantuar projektin, jo politikanët, por ekspertët. Bëhet fjalë për ndërtimin e 110 kilometrave autostradë. Kjo do të na kushtojë 1.3 miliardë euro, ose 2 milionë euro për kilometër, që është brenda mesatares së ndërtimit të autostradës, sqaroi Grubi.

https://fb.watch/j7jYYz4UMx/

Related posts

Fletarrest për të arratisurin, përgjegjësi për burgun e Idrizovës/ Detaje nga rrëmbimi i tetovarit

Gazeta Max

Cramon për zgjerimin e BE: I kemi borxh partnerëve të ecim para, jo me premtime

Gazeta Max

Drejtori i ASH-së: Taravari dhe Mexhiti më shkarkuan se nuk i lash të vjedhin

Gazeta Max