GazetaMax
Lajme

Afrim Gashi: Rritja e shumicës ishte një fiasko e vërtetë

Procesi i rritjes së shumicës, ishte një fiasko e vërtetë posaçërisht për LSDM-në e cila hyri në atë proces për ta ndihmuar BDI-në për të shpëtuar një karrierë politike. “Është për të ardhur keq, i tërë shteti të merret gjashtë muaj vetëm me rikuperimin e problemeve në BDI. Mendojë se nuk është mirë kjo për shtetin, mendoj se jo vetëm për BDI-në, por për asnjë parti tjetër politike qytetarët të merren tani me problemet që i ka Alternativa. Mendoj se është jo fer”, tha Afrim Gashi në emisionin “24analiza” në TV 24. Ai tha se me siguri qëllimi i tërë këtij procesi nuk ka qenë që të rritet shumica me një deputetë. “Qëllimi ishte që të largohet ‘grupi i zjarrit’, të merret Aleanca në Qeveri që të amortizohet ‘grupi i zjarrit’ si problem i brendshëm i BDI-së”, u shpreh Afrim Gashi.

Related posts

BDI 8.2% gjithë tjerat bashkë 6.2%

Gazeta Max

Fronti Europian nga Qendër Zhupa: Do të jemi çelësi për formimin e Qeverisë

Gazeta Max

Covid/ Infektohen 32 persona, shërohen 12, nuk ka të vdekur

Gazeta Max