Milan gjithnjë e më afër Origi, belgu pritet të ketë pagë prej 4 milionë eurove në ‘San Siro’.
Divock Origi me shumë gjasë do të mbrojë ngjyrat e Milan gjatë sezonit të ardhshëm.
Ylli belg është në muajt e fundit të kontratës së tij me Liverpool dhe deri më tani nuk ka shenja – as nga ai e as nga skuadra – për një rinovim të mundshëm kontrate.
Interesim për shërbimet e sulmuesit ka shfaqur skuadra e Milan, e cila tashmë është duke mbyllur marrëveshjen personale me të, transmeton lajmi.
‘TMW’ bën të ditur se ‘Rossoneri’ janë në ‘pole-position’ për të nënshkruar me Origi. 26 vjeçari do t’i bashkohet Milanit si lojtar i lirë.
Milan është dëshira primare e Origi. Në ‘San Siro’, lojtari pritet të ketë një pagë prej 4 milionë eurove për vit.