GazetaMax
Sport

Balotelli flet për të ardhmen pas futbollit: ‘Ndoshta do të bëhem gazetar’

‘Ndoshta do të bëhem gazetar’ – Balotelli flet për të ardhmen pas futbollit.
Mario Balotelli ka folur në lidhje me shpresat dhe planet e tij për të ardhmen pasi të pensionohet nga futbolli aktiv.
31-vjeçari shpreson t’i këshillojë lojtarët e rinj për t’i parandaluar që t’i bëjnë gabimet e njëjta sikurse ai në vitet e para të karrierës profesioniste.
Sulmuesi italian ka qenë figurë famëkeqe si një yll i ri në rritje për shkak të problemeve të shpeshta me trajnerët dhe aftësisë për të bërë tituj për sjelljet e tij brenda dhe jashtë fushës.
Mirëpo, ai shpreson ta shfrytëzojë këtë përvojë për t’i ndihmuar futbollistët e rinj, ndërsa me shaka ka thënë se ndoshta do ndjekë edhe një karrierë në media.
“Pas karrierës sime, do të ishte gjë e mirë të gjeja talentë: Të bisedoja me ta dhe t’u thosha çfarë kam bërë mirë dhe keq, t’i paralajmëroja për eksperimentet”.
“Do t’i shpëtoja nga shumë telashe, ose ndoshta do të bëhem gazetar”, ka thënë Balotelli për DAZN.
Futbollisti italian fitoi tre tituj të Serie A dhe një trofe të Ligës së Kampionëve sa ishte lojtar i Interit, para se ta fitonte Ligën Premier dhe Kupën FA me Manchester Cityn. Por, finalisti i ‘Euro 2012’ është penduar që nuk arriti të fitonte trofe me Italinë.

Related posts

U akuzua pasi qeshi kur dha gol Milani, Acerbi i Lazios sqaron gjithçka

Gazetamax.mk

Shqipëria fiton tre medalje ari në peshëngritje

Gazetamax.mk

Chelsea mund ta rikthejnë Abraham – duhet të paguajnë 80 milionë vitin tjetër

Gazetamax.mk