GazetaMax
Lajme

Ahmeti: Oligarkia maqedonase të shqetësuar nga dominanca e shqiptarëve, BDI me të njejtat kuadro në Qeverinë e Xhaferit

Duke folur për të arriturat e shqiptarëve vitet e fundit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se kjo ka shqetësuar tej mase oligarkinë maqedonase të cilët sipas tij, janë të frustruar nga dominanca shqiptare.

I pyetur nga panelistët për besimin e shqiptarëve dhe “ekstremizmin fetar”, Ahmeti tha se është e vërtetë që në Maqedoni, pjesa më e madhe janë besimtar praktikojnë fenë e tyre, por mohoi të jenë ekstremist dhe tha se ato janë grupe me të cilat merret shteti dhe se ato nuk përfaqësojnë shqiptarët.

Foli edhe për dokumente lidhur me direktivat e Çubrilloviqit dhe Grashanitit për myslimanët dhe të krishterët shqiptarë.

“Në politikë kanë avancuar, flamurin kombëtarë, gjuhën e vet, përfaqësimin e drejtë, tash kanë deportuar edhe në ekonomi. Unë ashëpër kam reaguar ndaj kësaj oligarkie dhe nga këto takime, por nuk është momenti që unë ti shpalosë që të gjitha këto çështje sepse të gjithë ndërtimtarët, në Shkup që ndërtojnë janë kompani shqiptare, ne nuk na pengojnë as maqedonasit, nuk jemi vetmohues, nuk jemi nihilist, e duam të mirën e të gjithëve. Unë kam dokumente mbi shqiptarët e krishterë në RMV, kamë qindra e qindra materiale e dosje kamë 110 mijë dosje të UDB-së së Jugosllavisë. Ata që zoti Zhej i quan ekstremista, kanë votuar z. Branko Manajllovski për deputet. Ka qenë përfaqësues i tyre në Kuvend. Direktiva e Çubrilloviqit dhe Grashanitit ka qenë, “Shqiptarët mysliman dëboni, masakroni, vrisni, shqiptarët e krishterë, poshtëroni”, këto janë dokumente origjinale. është e vërtetë e madhe që shqiptarët në Maqedoni janë besimtar dhe praktikant, janë grupe të vogla ato të cilat kanë doke dhe zakone, me ato merren institucionet”, tha mes tjerash Ahmeti.

Foli edhe për përbërjen e Qeverisë të udhëhequr nga Talat Xhaferi.

“Nuk do të ketë asnjë ndryshim në Kabinetin Qeveritarë, do angazhohet partia më e madhe opozitare, me ministrin e MPB dhe ministrinë e Punës Sociale. LSDM-ja nuk e di nëse do ketë ndryshim, por nuk besoj përveç ministrit të Punëve të Brendshme dhe atë të sociales. Koalicion bëjmë vetëm me forcat pro-perendimore. Të gjithë ata që pranojnë ndryshimin e Kushtetutës”, deklaroi Ahmeti.

Related posts

Moti sot me vranësira dhe temperatura deri 14 gradë

Gazetamax.mk

“Çdo plumb ka një objektiv” – ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e përdorimit të armëve

Gazetamax.mk

Shefi i një kompanie pushon 90 për qind të punonjësve sepse inteligjenca artificiale është 98 për qind më efikase

Gazetamax.mk