GazetaMax
Lifestyle

Tayna dhe Rinor Hykolli bëjnë paqe me njëri-tjetrin

Ndarja e tyre aspak miqësore ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit në mediat rozë. Pas akuzave ndaj njëri-tjetrit, Tayna dhe ish-menaxheri i saj Rinor Hykolli kanë vendosur të bëjnë paqe dhe të vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në punë e karrierë.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Rinori ku përmes një story në Instagram shprehet se të dy kanë komunikuar dhe kanë vendosur të mos i bëhen pengesë njëri-tjetrit për të vazhduar punë ndarë.

Postimi është hedhur edhe nga Tayna në faqen e saj zyrtare. Ndërsa kujtojmë se kjo e fundit e ka paralajmëruar me gjyq ish-menaxherin pasi ky i fundit i bllokoi këngën “Si Ai” në Youtube. Kënga tashmë është rikthyer në të gjitha kanalet online.

Related posts

Si zhvillohet fetusi gjatë muajve të shtatzënisë – Dr. Gordana Kiproska

Gazetamax.mk

Mozzik flet për lidhjen me Lotinën: Gjëja më e bukur që m’ka ndodhur

Gazetamax.mk

Rëndësia e higjienës orale

Gazetamax.mk