GazetaMax
Lajme

Ky shtet hodhi bombat e para mbi Serbi më 24 mars 1999

Cili shtet hodhi bombat e para mbi Serbi dhe në çfarë ore filloi sulmi ajror i NATO-s më 24 mars 1999.
Më 24 mars 1999, rreth orës 20:00 të mbrëmjes NATO filloi fushatën e bombardimeve mbi caqet ushtarake e policore serbe. Bombat e para mbi Beograd i lëshuan aeroplanët e Forcave Ajrore Spanjolle të përcjella nga raketat e njohura si ‘Tomahawk’ që u shkrepën nga anijet luftarake dhe nëndetëset e stacionuara në Detin Adriatik, shkruan Gazeta Express.
Operacioni i Forcave Aleate siç u kodua operacioni nga Aleanca Veri-Atlantike, u udhëhoq nga Gjenerali amerikan, Wesley Clark dhe zgjati 78 ditë ditë për ta gjunjëzuar përfundimisht regjimin e Millosheviqit më 10 qershor 1999 kur edhe nënshkroi kapitullimin në Kumanovë.
Fushata ajrore e bombardimeve përfshiu 1 mijë avionë luftarakë që operonin nga baza ajrore Aviano në Itali, baza ajrore në Gjermani dhe nga Aeroplanmbajtësja e marinës amerikane “Theodore Roosevelt” e cila operonte në Detin Adriatik.
Gjatë 11 javëve të bombardimeve, u realizuan më shumë se 38 mijë fluturime duke përfshirë 10,484 sulme ajrore goditëse nga aleatët.
Fushata ajrore e NATO-s përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, ku Serbia pranoi kapitullimin dhe filloi tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova.

Related posts

Vritet një gazetar amerikan në Ukrainë

Gazetamax.mk

Në Kodër të Diellit minus shtatë, në Gjevgjeli gjashtë gradë

Gazetamax.mk

Aksion policor në Prilep, konfiskohet drogë me vlerë 300 mijë euro

Gazetamax.mk