GazetaMax
Lajme

Presidenca me thirrje të hapur kërkon nominimin e tre anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

Presidenca kërkon nominimin e tre anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.
Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka publikuar një thirrje të hapur për nominimin e tre anëtarëve nga shoqëria civile, të cilët do të jenë pjesë e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.
Në njoftimin e lëshuar, thuhet se ky këshill është derivat i zotimeve, të cilat institucionet e Kosovës i kanë marrë në kuadër të edicionit të parë të Samitit për Demokraci të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
“Rrjedhimisht, Presidentja Vjosa Osmani ka iniciuar themelimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili do të luaj rolin e mekanizmit përgjegjës për udhëheqjen dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci”.
“Ky këshill do të jetë përgjegjës për të garantuar monitorimin, transparencën, dhe llogaridhënien në lidhje me përmbushjen e këtyre zotimeve”, thuhet në njoftim.

Related posts

ASH me reagim ndaj Mickoskit: Hedhim poshtë çdo kushtëzim i cili i luhat themelet e shtetit

Gazeta Max

Ndërvite i haruar/ Kreu i Bogovinës Besnik Emshiu fillon pastrimin e kanalit në rrugën Tetovë – Pirok

Gazeta Max

Paraburgimi i Muhamed Zeqirit vazhdohet edhe për 30-të ditë tjera

Gazeta Max