GazetaMax
Ballina

Mickoski: Deputetët dhe ministrat e LSDM-së janë rob të BDI-së

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në ClickPlus në TV21 duke folur për koalicionin qeverisës LSDM-BDI tha se 15 deputetë e BDI-së udhëheqin me 40 deputetë të LSDM-së.

Kjo sipas tij është keq për shtetin.

“Unë e kam thënë qëndrimin tim. Deputetët dhe ministrat e LSDM-së janë rob të BDI-së. Kjo ndoshta e rriti rejtingun e BDI-së, por kjo është gjendja faktike. Këta 15 deputetë, qeverisin me ata 40. Aty janë Bujari, Kreshniku dhe Artani. Nga ana tjetër e keni Kovaçevskin.

A e di ndokush se kush është zëvendëskryeministër për luftim të korrupsionit? Unë nuk e di si duket. Unë nëse nuk do ta shihja ministrin e Drejtësisë në ndeshjen në Palermo, nuk do ta dija se është këtu. Çdo meritë se si arritën këta 15 deputetë të qeverisin këta 40. Por kjo është e keqe për shtetin”, tha Mickoski.

Related posts

Intervista/ Flet zëvendëskryeministri i parë Мexhiti: Për mjedis të shëndetshëm nuk duhet vetëm të flitet por të punohet

Gazeta Max

Osmani: Histeri e paparë për avancimin e shqiptarëve në diplomaci

Gazeta Max

Ish e dashura e Don Xhonit përfundon në spital, pak ditë pas ndarjes

Gazeta Max