GazetaMax
BALLINA

Ministri Sali: Kemi kapacitet për t’i zgjidhur problemet shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ishte i ftuari i radhës në Radio Evropa e Lirë, ka folur për arsyen se pse pranoi këtë post, mu në krizën shëndetësore, ku e mbarë bota po përballet me virusin Kovid 19.

Ministri Bekim Sali sqaroi se një nga arsyet pse e pranoi këtë pozicion janë të gjitha ato mangësi gjatë punës së ministrisë në njëzet vitet e fundit dhe vlerëson se ka kapacitet për t’i zgjidh sistematikisht, që sipas tij, qasja ndaj problemeve shëndetësore nuk është subjektive, por duhet të jetë dhe do të jetë gjithmonë objektive.

“Dhe ajo që kemi vërejtur në të kaluarën është se pacientët arrijnë shumë lehtë nivelin terciar, gjë që nuk është e shëndetshme për asnjë sistem shëndetësor, as për pacientët, as për ministritë. Një nga synimet parësore është adresimi i pacientit, marrja e kujdesit shëndetësor cilësor, të duhur në nivelin që duhet të marrë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

I pari i Shëndetësisë ka komentuar edhe mungesën e mjekimit nëpër qytet tjera të vendit, i cili thekson se vjen si pasojë e mungesës së kuadrove, të cilët disa janë pensionuar e disa tjera kanë ikur jashtë vendit.

“Në ambientet e brendshme ka mungesë të madhe të stafit dhe për këtë arsye pacientët dërgohen në Shkup, gjegjësisht në Qendrën Klinike Nënë Tereza. Është një sfidë e madhe për mua dhe për Ministrinë që ta zgjidhim atë, t’i kthejë pacientët që të marrin kujdes shëndetësor në vendet ku jetojnë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Ai vlerëson se situata me pandeminë është menaxhuar mirë dhe shpreson se së shpejti qytetarët do t’i kthehen jetës normale.

Related posts

Profil: 65 vjet jetë dhe karrierë veprimtari e politikani/Ali Ahmeti, Mocarti i politikës shqiptare!

e-max

Gashi: Bukuria e botës nuk qëndron tek njerëzit e njëjtë, por te njerëzit e veçantë

e-max

15 vjet Pavarësi/ Grubi: Sot Kosova ka sërish krahë vetes si dikur mbarë botën perëndimore

e-max