Kryeministei kosovar po qëndron në Norvegji për vizitë zyrtare.
Kryeminsitri Albin Kurti ka nisur takimet në Norvegji. Të parën bashkëbiseduese të hënën atje e ka pasur Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë Anniken Huitfeldt. Ai ka folur edhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, por për nikoqirët ka pasur edhe kërkesa.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti në këtë shtet skandinav po qëndron bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ndërsa në takim është folur rreth mundësisë “për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet dypalëshe”.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Republikës së Kosovës, veçanërisht për sigurinë dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë, si dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare” citohet Kurti në njoftimin e ZKM.
Kryeministri Kurti po ashtu ka shprehur interesimin për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe norvegjisë.
Ndërkohë, temë e pashmangshme ka qenë edhe situatë në Ukrainë.
“U bisedua edhe për invazionin e agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, në Evropë e posaçërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është rreshtuar krahas botës demokratike, duke ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe duke shprehur gatishmërinë për të pranuar 20 gazetarë e për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas” thekson njoftimi.