GazetaMax
Sport

Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut

Ronaldon do ta shohim në Botëror, Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut.
Cristiano Ronaldo do ta shijojë edhe një Kupë të Botës tjetër. Kombëtarja e tij, Portugalia triumfoi 2:0 në ndeshjen finale të play-offit ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kështu, Portugalia e siguron kualifikimin tutje në Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në nëntor dhe dhjetor të këtij viti, shkruan Gazeta Express.
Bruno Fernandes zhbllokoi shifrat në minutën e 32-të, pas asistimit të Cristiano Ronaldos.
Goli i dytë erdhi në minutën e 65-të, kur sërish realizator ishte Bruno Fernandes, i asistuar kësaj radhe nga Diogo Jota.
Kështu, Portugalia arrin ta zë trenin e fundit për kualifikim në Botërorin e këtij viti dhe pa dyshim se do të jetë një konkurrent i fortë.

Related posts

Osimhen në radarin e United

Gazetamax.mk

Federer e zbulon talentin e tij edhe në pingpong

Gazetamax.mk

Milan vs Fiorentina, ja sa mijë bileta janë shitur

Gazetamax.mk