GazetaMax
Sport

Barcelona tregon me në fund a ka marrëveshje me Lewandowskin!

“Nuk kemi marrëveshje me Lewandowskin”
Kryeshefi ekzekutiv i Barcelonës, Mateu Alemany, është shprehur se ende nuk ka marrëveshje në mes të klubit dhe Robert Lewandowskit për transferimin e këtij të fundit në “Camp Nou”.
Polaku po përflitet shumë se do të ndërrojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës dhe Barcelona është skuadra më e interesuar për shërbimet e lojtarit.
I pyetur në lidhje me mundësinë e ardhjes së 33-vjeçarit në “Camp Nou”, Alemany tha se e respektojnë lojtarin, por ende asgjë nuk është arritur në këtë drejtim.

“Ne ende nuk kemi ndonjë marrëveshje me të. Ne e respektojmë atë shumë, ai është shumë i rëndësishëm për klubin e tij. Ne jemi në nivel spekulimesh, sigurisht, por nuk ka asgjë mes nesh dhe lojtarit ende”, u shpreh ai, shkruan lajmi.
Përkundër që në janar nënshkruan me Pierre Emerick Aubameyang, katalunasit dëshirojnë që ta “blindojnë” pozitën e qendrës së sulmit.
Ardhja eventuale e Lewandowskit mund të hapë shtigje largime për disa futbollistë që luajnë në të njëjtën pozitë, me Memphis Depayn më të përfolurin për t’i bërë gati valixhet.

Related posts

Southgate telefonon Jamesin për t’i kumtuar lajmin se nuk përfshihet në listën e Anglisë për në Kupën e Botës

Gazetamax.mk

Sejdini: Jam krenar për rezultatet e arritura nga Federata e Futbollit

Gazetamax.mk

Dayot Upamecano ka punuar me një tenor për të zgjidhur problemin në fushë

Gazetamax.mk