GazetaMax
Kuriozitete

Manchester City e fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit

Spektakël në “Etihad Stadium”, Man City e fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit.
Manchester City ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” dhuroi spektakël, pasi u shënuan shtatë gola.
Megjithatë, fitorja i takoi skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola me rezultatin 4:3, shkruan Gazeta Express.
Kevin De Bruyne (2’), Gabriel Jesus (11’), Phil Foden (53’) dhe Bernardo Silva (74’) shënuan golat e fitores për “Qytetarët”.
Kurse, Karim Benzema (33’, 82’ – penallti) dhe Vinicius Junior (55’) shënuan për “Los Blancos”.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 4 maj në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

Audi pritet të debutojë në Formula 1 në vitin 2026 – bashkon forcat me Sauber

Gazeta Max

Boksieri nga Deçani shpallet kampion i Belgjikës në peshën e mesme, 5 fitore pa asnjë humbje

Gazeta Max

Halil Kastrati i pajton Shvercerat dhe Ballistët, shtrihet dora e pajtimit në Prekazin legjendar të Adem Jasharit

Gazeta Max