GazetaMax
BALLINA

ASH: Urgjentisht të hiqen të “ipmutuarit”

Opozita shqiptare vazhdon të adresoj kritika dhe paregullsi gjatë procesit të regjistrimit. Nga Ash kërkojnë që urgjentisht të hiqen 132 mijë të imputuarit pasi nuk janë regjistruar në terren, u mungon përkatësia etnike, shtëpitë ose banesat ku jetojnë, profesioni, niveli i arsimimit, vendi i punës dhe shumë të dhëna të tjera. Ndërkaq, nga Enti për Statistikë kërkojnë që urgjentisht për personat jorezident të tregojë edhe komunat e banimit në vend, ku ata kanë shtëpi ose banesa dhe për çdo vit kthehen dhe kontribuojnë në ekonominë vendore.

Rezultatet e regjistrimit janë të manipuluara dhe këtë e dëshmon një fakt i pakontestueshëm për të cilin autoritetet do të duhet të japin sqarim.

Nga rezultatet e publikuara kemi rreth 400 mijë persona deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa në listën e votuesve të po të njëjtit vit, 2021, kemi 1.8 miljon votues. Nëse mblidhen votuesit dhe personat nën 18 vjet na rezulton të paktën 2 miljon e 200 mijë banorë, ndërsa nga regjistrimi u tha se banorët rezident dhe jo rezident janë gjithsej 2 milion e 90 mijë. Vetëm sipas të dhënave zyrtate mungojnë të paktën 100 mijë banorë.

Nëse Enti Shtetëror për Statistikë nuk korigjon këto parregullsi i kujtojmë se do të mbajnë përgjegjësi penale në bazë të nenit 49 të Ligjit për regjistrim ku parashihet të paktën 5 vite burg për këto manipulime.

Fjalimi i plotë i përfaqësuesit të ASH, Naim Bajrami:

Ligji për regjistrimin e popullsisë parasheh që qytetarët të regjistrohen sipas vendit ku banojnë dhe jo adresës në regjistrat amë, ndërsa kryqëzimi i të dhënave bëhet vetëm për personat që janë regjistruar në terren dhe nuk mund të evidentohen persona që nuk janë takuar në terren. Apelojmë që urgjentisht të hiqen 132 mijë të imputuarit pasi nuk janë regjistruar në terren, u mungon përkatësia etnike, shtëpitë ose banesat ku jetojnë, profesioni, niveli i arsimimit, vendi i punës dhe shumë të dhëna të tjera.

Kërkojmë nga Enti për Statistikë që urgjentisht për personat jorezident të tregojë edhe komunat e banimit në vend, ku ata kanë shtëpi ose banesa dhe për çdo vit kthehen dhe kontribuojnë në ekonominë vendore.Përfshirja e personave të imputuar pa përkatësi etnike nga njëra anë dhe mospublikimi i vendbanimit të personave nga diaspora kanë luajtur rol negativ në paraqitjen e përqindjes reale të bashkësive etnike në vend dhe me këtë rrezikohen të drejtat kolektive që gëzonim deri më tani.

Konkretisht, përqindja e shqiptarëve në Kërçovë ka rënë nën 50% dhe me këtë rrezikohet përdorimi i flamurit kombëtar.Rezultatet e regjistrimit janë të manipuluara dhe këtë e dëshmon një fakt i pakontestueshëm për të cilin autoritetet do të duhet të japin sqarim.Nga rezultatet e publikuara kemi rreth 400 mijë persona deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa në listën e votuesve të po të njëjtit vit, 2021, kemi 1.8 miljon votues.

Nëse mblidhen votuesit dhe personat nën 18 vjet na rezulton të paktën 2 miljon e 200 mijë banorë, ndërsa nga regjistrimi u tha se banorët rezident dhe jo rezident janë gjithsej 2 milion e 90 mijë. Vetëm sipas të dhënave zyrtate mungojnë të paktën 100 mijë banorë.Nëse Enti Shtetëror për Statistikë nuk korigjon këto parregullsi i kujtojmë se do të mbajnë përgjegjësi penale në bazë të nenit 49 të Ligjit për regjistrim ku parashihet të paktën 5 vite burg për këto manipulime.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=1052505405332632

Related posts

Policia Financiare në 2019 bëri kallëzim penal për Marjan Cvetkovskin, kishte vënë në hipotekë gjithë pronën e RTVM, kurse Prokuroria hesht?

e-max

Zëvendës drejtori Asani: Rritja e të hyrave nga Dogana dhe projekte të reja në vlerë prej 30 milionë euro

e-max

Mbledhje e jashtëzakonshme e NATO-s për situatën në Ukrainë

e-max