GazetaMax
Lajme

Bekteshi: Nuk ka vend për panikë miell ka mjaftueshëm

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot bëri vizitë njërin nga eksportuesit më të mëdhenjë të miellit në vend ku dhe dha lajmion se ska vend për panik dhe se qytetarët të jenë të qetë se miell ka mjaftueshëm vendi, ja dhe postimi i plotë i ministrit të ekonomisë në rrjetin social Facebook.

Miell ka më shumë se sa duhet për tregun vendorë.

Sot е vizitova mullirin “Kokrrа e Artë” në Poroj të Tetovës, një nga eksportuesit më të mëdhenjë të miellit në vend dhe aktualisht sipas Vendimit të fundit për ndalimin e eksportit të disa drithërave, miellit dhe vajit për gatim tani shet vetëm në tregun e brendshëm.

Dua t’i siguroj qytetarët se kemi sasi të mjaftueshme të miellit në mullinjtë vendorë dhe çmimet e produkteve ushqimore bazë në periudhën e ardhshme do të ulen si rezultat i vendimeve të Qeverisë për mbrojtjen e qytetarëve nga goditjet e çmimeve.

Gjithashtu, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) janë terren për zbatimin e Vendimeve të Qeverisë dhe sipas raportit të javës së kaluar tashmë janë shqiptuar gjoba për tregtarët që nuk i kanë respektuar vendimet.

Related posts

Në Shkup hapet zyra e Bankës Evropiane për investime

Gazeta Max

VMRO-DPMNE: Ne i gjetëm shtetit gaz për 850 euro për m3 ndërsa Qeveria shkoi e bleu për 1950 euro për m3

Gazeta Max

“Viz er”, “Lufthanza” dhe “Ejxhian” me oferta në tenderin për subvencione për fluturime të reja

Gazeta Max