GazetaMax
Lajme

Domi: Qeveria e Re e Maqedonisë mike e Putinit dhe Vuçiçit (VIDEO)

Tanya Domi aktivistja  e të drejtave të njeriut, ballkaniste, zëvendës profesoreshë e Marrëdhënieve Publike dhe Ndërkombëtare në Columbia University, dhe anëtare e trupit pedagogjik të Harriman Institute dhe nëtare e përjetshme dhe aktiviste e Partisë Demokratike ka folur për portalin TetovaSot në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe qeverinë e re.

Sipas saj Ballkani po “nuhatet” nga Rusia dhe mund të kemi një situatë shumë të dobët në Ballkan dhe shumë të brisht dhe mund të ketë një pikë ndezje me një konflikt të aramtosur.

Në lidhje me emërimin e zv/kryeministrit serb në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Ivan Sto0ilkoviq, Tanya Domi thotë se dihet se Serbia është një nga vendet më pro-ruse në Evropë me përjashtim të Bjellorusisë. “Unë jam e shqetësuar për prirje drjetë nacionalizmit dhe shumë mbëshstje nga Rusia dhe si mund në anëtare NATO-s të ketë mbështetje nga Rusiapa rrezikuar sigurinë e vet aleancës.

Domi thotë se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut më shumë më duket një qeveri nacionaliste,  pro-ruse, dhe kjo është një shqetësim i madh sepse këto impulse të nacionalizmit ti nënshtrohen sulmeve të minoriteteve, përjashtimi i minoriteteve.

Një shqetësim i madh i saj është edhe largimi i gjuhës shqipe nga presidentja.

“E kuptova që presidenti ka hequr gjuhën shqipe nga webfaqja dhe kjo është një gjë e tmerrshme në fillim të mandatit të saj” thotë Domi

Domi vazhdon duke thekësuar se shqiptarët  janë pjesë e historisë së Maqedonisë dhe nuk duhet të margjinalizohen duke ju hequr gjuhën shqipe sepse jep një sinjla të tmerrshëm.

Domi ka folur edhe në lidhje me sulmet në Banska  dhe sulmet ndaj trupave të NATO-s ku vdiqën edhe policë kosovar,

“Kur shikojmë sulmin në Banska, çfarë ndodhi në Kosovë, paqruajtësit e NATO-s u sulmuan, vdiqën njerëzit. Në ato momente isha shumë e shqetësuar në ato orë pasi mund të kishte një konflikt të armasotur” u shpreh Domi për TS.

Related posts

Amir Elezi i Alternativës: Të shkarkohet drejtori i spitalit të Tetovës, përgjegjësi për skandalin duhet të ketë menjëherë

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Eurointegrimi i Maqedonisë është shëndruar në bisedë historie, ky është shantazh klasik

Gazetamax.mk

Forumi Shqiptar:”Humbësit politikë po përpiqen të tërheqin në humnerë të gjithë ata që shprehin dëshirën për përparim”

Gazetamax.mk