GazetaMax
Lajme

Drejtori Halili për vizitë në Jeruzalem, prezantohen arritjet më të fundit teknologjike

Drejtori Festim Halili në vizitë zyrtare në Jeruzalem, ku me ftesë të disa institucioneve të inovacionit dhe teknologjisë, u prezantuan arritjet më të fundit teknologjike në vend, u bënë kontakte me ekspertë të fushës së inovacionit dhe teknologjisë dhe mundësitë e mundshme që #FIZHT të bashkohet me projekte shkencore të udhëhequra nga institucionet izraelite dhe evropiane.

Gjatë vizitës DFIZHT Halili zhvilloi takim me znj. Marina Zanci, drejtoreshë e Agjencisë Evropiane HaDEA (Agjencia Ekzekutive Evropiane e Shëndetit dhe Digjitalit), e cila është përgjegjëse për ndërtimin e një Evrope digjitale dhe krijimin e një industrie konkurruese, si dhe me z.Deni Sheker, drejtor i Agjencisë Izraelite për digjitalizimin, industrinë dhe hapësirën, i cili ka përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e teknologjive inovative.

Ky rrjet ekspertësh nga e gjithë Evropa do të ketë mundësinë në partneritet për të aplikuar për projektet kryesore HORIZON EUROPE nga të cilat do të përfitojë ekosistemi i biznesit dhe akademia në vendin tonë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=772810721076063&set=pcb.772811161076019

Related posts

Kërcënoi Kurtin për veteranët, LVV i përgjigjet Haradinajt: Ke fryrë listat në masa të paimagjinueshme

Gazeta Max

Dënime më të rrepta dhe më të gjata me burg për trafikim me qenie njerëzore

Gazeta Max

Zhelina pa asnjë çerdhe pas 8 vitesh pushtet – Emir Sulejmani zotohet për ndryshim të madh në arsimin parashkollor

Gazeta Max