Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor Asaf Abduramani ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023 për Spitalin klinik të Tetovës kanë siguruar 1.5 milionë euro dhe të njejtat mjete i ka elaboruar se për çfarë janë shfrytëzuar.
Fondi për Sigurim Shëndetësor për Spitalin Klinik të Tetovës përgjatë vitit 2023 siguroi 1.587.000 euro shtesë prej të cilave:
358 mijë euro për rinovim të sallave hirurgjike dhe modernizim të të njejtave.
163 mijë euro për krijimin e qendrës së trajtimit intenziv.
81 mijë euro për formimin e njësisë së hirurgjisë maksillofaciale
35 mijë euro për instrumentet hirurgjike.
450 mijë euro aparaturë moderne neurohirurgjike.
500 mijë euro për shlyerje të borxheve.
Kurse për vitin 2024 1.3 miljon euro shtesë ne buxhet ku do të përfshihen:
Mjete dhe terapi për pacientët onkologjik, materiale dhe buxhet për funksionim të hirurgjisë torakale dhe të gjirit, mjete për materialet dhe protezat ortopedike, mjete për funksionim adekuat të urgjencës, mjete për funksionim të hirurgjisë maksillofaciale si dhe mjete për repartin e neonatologjisë.
E tërë kjo mbështetje finansiare dhe profesionale vjen me të vetmin qëllim që shërbimet shëndetësore të jenë të nivelit të lartë dhe të kënaqshme për nevojat e pacientëve.
Bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë një hallkë të fuqishme bashkëpunimi në të gjitha nivelet e shëndetësisë dhe kërkesave shëndetësore.