GazetaMax
Lajme

EDITORIAL/ Nëse bujqit rritin sasinë e prodhimeve vendore, mund të shmanget ngritja e çmimeve

EDITORIAL NGA AGJENCIA E LAJMEVE ZHURNAL

Shkup, 19 tetor – Në periudhën në vijim qytetarët do të paguajnë më shumë për ushqim, për shkak të rritjes së mëtejshme të çmimit të energjisë dhe produkteve bujqësore, veçanërisht të produkteve bazë jetësore. Koha e ushqimit të lirë ka mbaruar dhe kulmi i krizës ushqimore pritet në dy vitet e ardhshme. Prandaj duhet që Ministria e bujqësisë sa më shpejt të gjejë strategji të përshtatme se si të ndihmohet bujqësia dhe ushqimi në vend të jetë më i përballueshëm për qytetarët.

Kosto të larta për prodhuesit dhe bujqit

Prodhuesit dhe bujqit në Maqedoninë e Veriut përballen me kosto të larta dhe paralajmërojnë rritje të mëtejshme të çmimeve të produkteve të qumështit deri në fund të vitit për rreth 20 për qind, nëse nuk merren masa serioze për t’u ndihmuar fermerëve dhe blegtorëve vendas. Vendet më të vogla do të gjenden në një pozitë të palakmueshme me furnizimin me ushqime, duke u përballur me detyrimin për të përdorur më mirë burimet e tyre në dispozicion. Në atë drejtim dhe me qëllim të përballimit të të gjitha sfidave janë edhe ndryshimet e fundit në mënyrën e miratimit të subvencioneve për fermerët, të cilat këtë javë e prezantoi Ministria e Bujqësisë. Sa do të rrisë prodhimin vendas mënyra e re e subvencionimit, por në të njëjtën kohë do të kontribuojë edhe në ushqimin më të lirë pritet të shihet në të ardhmen.

Buxheti për bujqësinë nuk duhet të reduktohet, sidomos jo tani, në kohë krize për ushqim. Në çdo mënyrë duhet të krijojmë politika që qytetarët të mos shqetësohen dhe të kenë ushqim të mjaftueshëm. Sipas FAO-s, lufta do të jetë në njërën anë për ushqim të mjaftueshëm, por nga ana tjetër mund të harrojmë ushqimin e lirë, për shkak të rritjes së çmimit të lëndëve të para.

Përmirësohet sistemi i subvencioneve

Sipas pritshmërive të autoritetit qeveritare, modeli i ri i subvencionimit i jep përgjigje dhe zgjidhje të gjitha dobësive të evidentuara në sistemin aktual të ndihmës financiare për prodhuesit vendas bujqësor. Sistemi i vjetër i subvencioneve, sipas të cilit fermerët merrnin subvencione pa treguar prova se kishin prodhuar, po zëvendësohet me një të ri, i cili i detyron ata të dëshmojnë se kanë prodhuar dhe dorëzuar prodhim.

Në të ardhmen, përmes Programit për Mbështetjen Financiare, fermerët do të përfitonin paraprakisht një subvencionim bazë për ruajtjen e tokës në gjendje të punueshme. Subvencionimin bazë do ta merrte çdo fermer që kultivon një sipërfaqe bujqësore, që do të mbjellë një kulture vjetore ose do të mbajë një plantacion të përhershëm, një fermer që paraqet një kërkesë dhe që plotëson kriteret minimale të përcaktuara pa kushtin e prodhimit të dorëzuar.

Në sistemin e ri do të ketë një subvencion shtesë për kulturat dhe produktet e përcaktuara në mënyrë strategjike. Subvencioni shtesë është i lidhur me rendimentin e arritur, por edhe me dorëzimin e prodhimit në objektet e regjistruara vendore ose përdorimin e prodhimit për prodhim vetanak të produkteve finale të regjistruara për shitje nga pragu.

Modeli i ri i subvencionimit do të japë rezultatet e pritura sepse do të rritet prodhimi dhe jo vetëm toka e punuar. Qeveria sivjet si pilot projekt kishte marrë shembullin me lulediellin, duke e lidhur pagesën e subvencioneve për luledielli me rendimentin e arritur dhe dorëzimin e prodhimit në objektet vendase, duke nxitur prodhimin me kontratë. Në këtë mënyrë, këtë vit është dyfishuar prodhimin e lulediellit nga 6000 në 12000 ton pikërisht për shkak të prodhimit të kontraktuar. Prodhimi kontraktual e forcon edhe besimin mes fermerëve dhe blerësve dhe vetëm kështu mund të kemi rezultate edhe më të mëdha në sektorin e bujqësisë.

Askush nuk dëshiron të merret me blegtori

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020, numri i përgjithshëm i gjedheve është zvogëluar për 20.1 për qind. Vitin e kaluar, nga ana tjetër, është prodhuar më së paku qumësht në pesë vitet e fundit. Në vitin 2017 janë prodhuar 334.140 litra qumësht nga lopa, në vitin 2020 prodhimi vjetor ka arritur në 405.717 litra, ndërsa vitin e kaluar ka rënë në 326.523 litra qumësht.

Për këtë arsye masat e reja kanë për qëllim subvencionimin e kafshëve bazike riprodhuese, përkatësisht atyre që do të japin mish dhe qumësht, kurse subvencionet për delet janë rritur nga 1.000 në 1.700 denarë dhe për lopët qumështore nga 3.000 në 4.000 denarë.

Aktualisht, qumësht ka gjithnjë e më pak, ndërkohë që në të njëjtën kohë çmimet e karburanteve dhe lëndëve të para po rriten dhe po përballen me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Maqedonia e Veriut nuk mbjell më prodhime bazë për ushqim

Maqedoninë e Veriut është se vendi është i dyti në Evropë për nga rendimenti i grurit dhe ndër të fundit për nga rendimenti i misrit.

Ne ende nuk kemi burime për të prodhuar ushqim të mjaftueshëm. Kur flasim për ushqimin këtu bëhet fjalë për ato produkte bazë që përfaqësojnë ushqimin, si gruri dhe niseshteja, sheqeri dhe vaji. Maqedonia e Veriut nuk ka panxhar sheqeri për njëzet vjet. Për shumë vite, luledielli u hodh në kanalizim. Tani diçka duhet të kthehet sepse kriza e tregoi se duhet të kemi kujdes me ushqimin bazë vendor. Por edhe nëse mund t’i kthejmë ato kultura, kurrë nuk do të mund t’i kemi mjatueshëm sepse edhe në rritjen më të madhe të prodhimtarisë, Maqedonia e Veriut ka pasur mungesë produktesh.

Maqedonia e Veriut ka problem edhe me ujitjen dhe me tokat jopjellore. Kemi shumë problem me një klimë shumë të nxehtë, që nuk i përshtatet vendit tonë gjatë verës dhe i djeg shumicën e prodhimeve bujqësore. Ndërsa rendimenti i grurit në vendin tonë është në rënie dhe këtu duhet të bëhet ndryshime, qoftë të farës apo edhe të vendeve pjellore./Zhurnal.mk

Related posts

Kovaçevski-Saracin: Maqedonia e Veriut është në rrugën e progresit dhe prosperitetit

Gazetamax.mk

Seanca e 115 e Qeverisë, Grubi bën publike vendimet

Gazetamax.mk

BQE-ja vazhdoi mundësinë e përdorimit të repo-linjës prej 400 milionë euro deri në vitin 2024

Gazetamax.mk