Ferrari thumbon Red Bull-in

Te Ferrari synojnë të mbajnë moralin lart në prag të garës së radhës që zhvillohet këtë të diel në Kanada. Zhgënjimi i garës së Baku, ku të dy pilotët e “kokëkuqes” u tërhoqën për shkak të problemeve, është ende i pranishëm edhe pse Mattia Binotto, shefi i makinës italiane përpiqet ta anashkalojë.
Ai thumbon rivalët e Red Bull me styrategjinë e gabuar që ata po adaptonin në garën azere pas valëvitjes së flamujve të verdhë. “Kur nisi gara, me gomat me shiritin e verdhë ishim në të njëjtin ritëm me Red Bull. Madhe Leclerc po fitonte dicka ndaj Perez dhe synonte ta parakalonte”, tha Binotto.
“Carlos po shtynte ndalesën e tij për të ruajtur gomat, pasi e denim që me gomat e forta mund të shkonim deri në fund, pasi ishin rezistente.
Nuk bëmë ne një zgjidhje ndryshe, ishin të tjerët atya që gabuan me strategjinë, pasi lëvizja që ne bëmë me Charles do të na jepte një avantazh. Mëkat që ai u tërhoq dhe Red Bull përfitoi, duke fituar garën”, tha Binotto.
“Ne ishim të bindur në strategjinë tonë dhe bëmë mirë që e ndalëm Leclerc në atë moment, pasi ai do të kishte një avantazh të madh deri në fund. Për fat të keq kjo nuk u konkretizua dhe është e vështirë për t’u pranuar, pasi ishim të shpejtë”, tha Binotto.

Të fundit në përqindje