GazetaMax
Lajme

Fshatrat e Tearcës, pa kanalizim dhe ujë për pije

Tetë fshatra të brezit të mesëm dhe pesë fshatra malor të komunës së Tearcës, po vuajnë mungesën e kanalizimit fekal dhe atij atmosferik. Për pasojë, banorët detyrohen që të bëjnë zgjidhjen secili në kokë të vete, edhe atë, duke hapur gropa septike nëpër oborre, dhe duke rrezikuar kështu shëndetin.

“Kjo është ajo mesatarja që mundemi të bëjmë ti fusim ujërat e zeza në jama që të mos na ecin jashtë, pastërtia është gjysma e imanit por ja pastërti s’kemi aspak. Kanalizimi mbeti veç në letër e në praktikë asgjë s’është bë”, tha një banor.

“Kanalizimi na duhet sa më shpejtë që mundet. 70 për qind e banorëve nuk i pastrojnë dot jamat. Kjo përfundon nëpër oborre nëpër livadhe. Apeloj komunën sa më shpejtë ta bëj këtë që të kryhet sa më shpejtë”, shtoi një tjetër.

“Jamat janë shumë të dëmshme për ujërat nëntokësore. Rrethi jonë ka shumë jama por s’duhet të ketë se kemi shumë puse. Kanalizimi është i domosdoshëm, por dobët me rrethanat financiare dobët dhe ja me rrezik çdo ditë”, theksoi një banor tjetër.

Rreziku është edhe më i madh pasi komuna e Tearcës është në zonën e tretë të mbrojtur të burimeve të ujit që furnizojnë Rashçen e Shkupit, ndërsa mënyra e tillë e trajtimit të ujërave të zeza, mund t’i ndotë edhe ato burime. Nga komuna e Tearcës ngrenë supet. Thonë se projekt ka por kostoja është tejet e lartë andaj fuqi financiare për realizimin e tij nuk ka.

“Kur flasim për projektin e kanalizimit të ujërave të zeza realisht përfshihen jo vetëm rrjeti primar por edhe katër stacione të filtrimit të ujërave të zeza. Komuna nëse arrin të ndaj në pjesë këto projekte me bashkëfinancim me komunitetin atëherë do mund të ishte realizim i pjesshëm sepse nëse flasim për projekt komplet nëse për vetëm një fshat kalon mbi një milion euro ne pra nuk kemi mundësi buxhetore. Por nëse e ndanim me rrugë dhe rrugica në bashkëpunim me qytetarët do mundej të realizohet në faza” u shpreh Nuhi Neziri, Kyetar i komunës së Tearcës.

Pos kanalizimit, banorët e Komunës së Tearcës përballen edhe me mungesën e ujit të pijshëm.

Related posts

Eksperti austriak, Fehlinger hedh poshtë Ballkanin e Hapur, propozon Ballkanin Europian

Gazetamax.mk

Grkovska: Mbrojtja e konsumatorit është më e rëndësishme, të gjitha subjektet juridike duhet t’i respektojnë ligjet

Gazetamax.mk

SHBA ka ndarë rreth 454 milionë dollarë për anulimin e ndikimit rus ndaj Ballkanit

Gazetamax.mk