GazetaMax
Lajme

Futet në shtetrrethim qyteti ukrainas ku gjendet termocentrali më i madh bërthamor në Europë

Qyteti juglindor i Ukrainës, Zaporizhzhya, është futur në një shtetrrethim të gjatë aty një termocentral bërthamor u granatua në fillim të këtij muaji.

Autoritetet kanë thënë se shtetrrethimi do të fillojë sot në orën 16:00, sipas orës lokale dhe do të përfundojë në orën 06:00 të së hënës.

Detaje rreth arsyes së bllokimit nuk u dhanë, por qyteti – i cili ka pranuar disa mijëra refugjatë që vijnë nga Mariupol – vazhdon të jetë nën sulme sporadike me raketa nga pozicionet ruse.

Ka mundësi gjithashtu që qyteti të jetë pre e një avancimi të mundshëm rus nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Në këtë qytetet gjendet termocentrali bërthamor Zaporizhzhya, i cili është termocentrali më i madh bërthamor në Europë dhe ndër 10 më të mëdhenjtë në botë.

Related posts

Kush është elektriçisti shkupjan që u bë aktor në moshën 40-vjeçare: Regjisori më tha ‘Ty të do kamera’

e-max

Libri është shkruar në vitin 1683 / Kur Serbia dhe Maqedonia flisnin shqip

e-max

Protestë e shoferëve të autobusëve në Hasanbeg

e-max