GazetaMax
Adrenaline

Kreu i FFM Muamed Sejdini pret në takim ambasadorin italian

Në prag të ndeshjes së play-off-it në Palermo ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë për kualifikimin në Botërorin e Katarit, i ftuar në “Shtëpinë e Futbollit” ishte ambasadori i Italisë në vendin tonë, Andrea Silvestri.

Së bashku me kryesinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, presidenti Muammed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm Filip Popovski ndanë pritshmëritë e tyre nga ndeshja e rëndësishme e 24 marsit dhe duke qenë se Maqedonia dhe Italia janë vende mike dhe i premtuan njëri tjetrit që në ndeshjen finale të balotazhit të bëjnë tifo për një përfaqësuese.

Nderim i madh për Federatën e Futbollit të Maqedonisë është gjesti i ambasadës italiane dhe ambasadorit Andrea Silvestri i cili na dha foto nga reportazhi “Për herë të parë” të fotografit Matteo de Maida dhe gazetarit Cosimo Bizari të marra nga disa vende të Maqedonisë para paraqitjes së parë historike të përfaqësueses së Maqedonisë në Euro 2020. Kjo përfaqëson një simbolikë të mrekullueshme për ne të besojmë në suksese të reja. Fotot me motive të ndryshme nga klubet e futbollit të vendit tonë dhe grupet e tifozëve sigurisht që do të jenë pjesë e “Shtëpisë së Futbollit”.

Pres një ndeshje të hapur. Do të jetë një sfidë për të dyja përfaqësueset. Ndeshja e 24 marsit në Palermo është një moment i madh sportiv, por edhe një moment miqësie mes dy vendeve. Le të fitojë më i miri, tha ambasadori italian, Andrea Silvestri.

 

 

Vet fakti që luajmë kundër Italisë është një motiv i mjaftueshëm për ne. Nuk kemi frikë kur luajmë kundër ekipeve të mëdha. Italia është kampione e Europës, favorit në këtë ndeshje, por në futboll gjithçka është e mundur. Unë besoj në një ndeshje të drejtë. Ne do të vazhdojmë të ëndërrojmë gjëra të mëdha”, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Fotot nga reportazhi u ekspozuan në galeritë në mbarë vendin tonë, në qytetet e Shkupit, Kavadarit, Strumicës dhe Prilepit dhe u publikuan në shumë media anembanë botës, përfshirë Neë York Times, Financial Times, Der Spiegel. Raporti “Për herë të parë” është bërë me mbështetjen e Muzeut të Fotografisë Bashkëkohore në Milano, Revistës Undici dhe FFM.

Related posts

Harry Kane është i paprekshëm

Gazetamax.mk

Dumfries: Interi lufton për fitore deri në minutën e fundit

Gazetamax.mk

Jorginho dëshiron të vazhdojë me Chelsean

Gazetamax.mk