GazetaMax
Ballina

Grubi: Zjedhjet nuk janë zgjidhje, dorëheqjet tona nuk kanë qëllim përfitimin e votave, por integrimin e vendit në BE

“Prapa dorëheqjeve të BDI-së, qëndron Bashkimi Evropian, qëndron integrimi i vendit në BE”, kështu tha zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në prononcimin e tij të fundit për Ora Neës.
Sipas Grubit prezenca dhe fuqia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeveri u paraqit si pengesë e vetme e VMRO-së opozitare që kjo e fundit t’i mbështesë ndryshimet Kushtetuese.

“Të gjithë partnerët tanë kanë qenë të njoftuar. Hapin e morri z.Ali Ahmeti, ditën e diell të kësaj jave, ndërsa ne ditën e martë i dorëzuam dorëheqjet deri tek kryeministri, në mënyrë që të faktojmë dhe demostrojmë liderëve të opozitës që ne e kemi menjëmend, integrimin e RMV-së në BE”, tha mes tjerash Grubi.

Zëvendëskryeministri Grubi thotë se llogaria nga ky hap nuk është elektorale dhe ky hap nuk merret për përfitimin e votave, raporton indeks.mk

“Ne nuk jemi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Konsiderojmë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe prandaj nuk duhet të mbahen tash por duhet të mbahen në terminin e rregullt në korrik të vitit 2024. E vetmja llogari e jona ishte integrimi i vendit në BE”, deklaroi Grubi.

Related posts

Pesë vite pa Abdilaqim Ademin/ Ahmeti: Një politikan shembull që dha kontribut në proceset përparimtare

Gazeta Max

Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Gazeta Max

Learta del për kafe, kështu mundohet t”i mbulojë kilet e tepërta

Gazeta Max