GazetaMax
Lajme

Hill arrin në Beograd: Jam i lumtur që jam këtu

Christopher Hill arrin në Beograd: Jam i lumtur që jam këtu.
Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka mbërritur në Beograd.
Hill këtë të enjte duhet t’ia dorëzojë letrat kredenciale presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.
Me të mbërritur në aeroportin “Nikola Tesla”, ambasadori Hill theksoi se ishte i lumtur që kishte mbërritur dhe se për këtë po përgatitej prej kohësh.
“Ishte një fluturim i gjatë, Julie dhe unë jemi shumë, shumë të lumtur që jemi në Serbi. Ne jemi përgatitur për këtë me muaj, me muaj, nuk kam qenë këtu për një kohë të gjatë,” tha Hill, duke shtuar se ardhja e tij sot nuk kishte të bënte me zgjedhjet dhe se mbërriti kur u konfirmua nga Senati.

Related posts

Escobar: Mali i Zi objektiv tërheqës për Moskën, të gjithë në Ballkan duhet ta mbajnë përgjegjës Putinin

Gazeta Max

Me punë nderojmë veten dhe atdheun, flasin biznesmenët e njohur Haki Godanci dhe Xhevdet Hajdari

Gazeta Max

Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes së Kosovë- Serbi?

Gazeta Max