GazetaMax
Ballina

Intervista/ Flet biznesmeni Avni Elezi: Ju tregoj sfidat në biznes gjatë kohës së Pandemisë

Tashmë 20 vite në biznes, Avni Elezi drejton kompaninë për bartjen e kufomave Funerali me seli në Gjermani por që funksionojnë në mbarë botën dhe kryesisht në ato vende ku jetojnë shqiptarët. Si po zhvillohet biznesi, sfidat me të cilat përballen dhe shumë gjëra tjera biseduam me të në këtë intervistë.

Si po ecën puna e biznesit?

Para së gjithash, faleminderit për intervistimin e kompanisë Funerali. Ne jemi shumë të lumtur t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja. Biznesi ynë, është disi i ndryshëm nga biznesi tjetër, ka të bëjë me transport kufomash. Duke qenë se ne jemi një nga kompanitë më të mëdha në BE për transport te kufomave nga BE në tokat shqiptare (Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Preshev/Bujanovc, Ulqin), jam krenar të them se u jemi shumë mirënjohës klientëve tanë.

Sa i kënaqur je nga kjo punë dhe si ka ndikuar kjo periudhë?

Ne jemi shumë të kënaqur me punën, është shumë stresuese sepse nuk është një punë normale ku zgjohesh në mëngjes dhe shkon në punë deri në orën 15:00, është ndryshe, duhet të jesh gati në çdo kohë, sepse mund të telefonojë dikush dhe të ju pyes pyetje në lidhje me transportin e kufomave. Sa i përket dy viteve të fundit sigurisht që kemi pasur disa raste më shumë, por zakonisht kemi shumë punë edhe në kohë ku nuk ka Pandemi, sepse njerëzit lindin dhe vdesin.

A ka pasur momente që i ke rënë pishman që ke nisur edhe këtë biznes?

Epo, të jem i sinqertë, unë jam duke punuar në këtë biznes gati 20 vjet dhe ndonjëherë ka ulje dhe ngritje, por kurrë nuk dorëzohem ose bëhem pishman.

Rrjetin e biznesit a ke nisur të zgjerojsh edhe në vende tjera europiane, pse?

Që në fillim si kompani, Funerali ofronte shërbime të transportit për kufoma në të gjitha vendet europiane ose thënë ndryshe në të gjitha vendet ku shqiptarët jetojnë.

Krahas Gjermanisë, ju lëvizni në shumë vende të botës, sa e vështirë është kjo punë?

Puna është shumë e vështirë, punonjësit duhet të jenë gjithmonë të gatshëm dhe të qetë, përqendrimi është shumë i rëndësishëm, sepse kemi të bëjmë me diçka që nuk është si lumturia, por janë momente të cilat kanë të bëjnë me pikëllim.

A është e vështirë të punoni me shtetet e huaja, si janë procedurat e vendeve të ndryshme, si e menaxhoni këtë situatë?

Epo, meqenëse jemi shumë kohë në këtë biznes, jemi shumë të informuar me dokumentacionin. Ka disa raste kur duhet të presim, por në përgjithësi ne jemi shumë të përgatitur për të përballuar situata të tilla.

Ju menaxhoni një kompani të madhe, sa vështirë e keni pasur nga Pandemia dhe sa shteti gjerman ndihmon bizneset?

Sigurisht që Gjermania ofron fonde për të mbështetur kompanitë që janë më të prekura nga Pandemia, por për ne ishte e kundërta, kishim më shumë punë për të bërë.

https://www.funerali.de

Related posts

A jeni gati për një super talent si Gjon LR?

Gazetamax.mk

Tri gjëra që e bëjnë lidhjen të zgjasë përgjithmonë

Gazetamax.mk

Gjërat që duhet t’i keni në dollap këtë vjeshtë

Gazetamax.mk