GazetaMax
Lajme

Ishin strehuar në bunkere, evakuohen 71 fëmijë jetimë nga Sumy në një zonë të sigurt

Autoritetet ukrainase thonë se kanë arritur të transferojnë 71 fëmijë nga një jetimore në Sumy në një zonë më të sigurt. Foshnjat ishin strehuar në një bunker gjatë javëve të fundit.

Me mundësinë e parë për t’u evakuuar përmes korridorit humanitar, ne i morëm fëmijët nga jetimorja e specializuar në zonën e luftimit,” tha Dmytro Zhyvytskyi, guvernatori i rajonit.

Ai ka shpërndarë fotot e fëmijëve në Facebook. “Këta janë fëmijë që nuk kanë prindër dhe shumica e tyre kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor”, shtoi ai.

Related posts

LSM: Deputetët e LSDM dhe BDI anuluan amendamentin për rritjen e pagave për administratën

Gazeta Max

Padi penale kundër 32 vjeçarit nga Studeniçani, i punësuar në Drejtorinë e Librave Amë

Gazeta Max

MPB zbulon 10 makina të vjedhura që janë shitur si të përdorura

Gazeta Max