GazetaMax
LIFESTYLE

Këngëtari Ardian Dema bashkëpunon me më të mirët për projektin “Jabanxhi”

Është projekti i dytë që këngëtari me zërin e veçantë e ka lansuar këtë vit. E kemi fjalën për Ardian Dema dhe projektin mjaft të bukur që ka ardhur pak ditë më parë me një super klip. Quhet “Jabanxhi” projekti i Ardianit e ku mësojmë se për orkestrim dhe muzikë ka bashkëpunuar me Wirusi, teksti shkruar nga Avni Qahili e video nga Urbangraphics dhe ia vlen ta dëgjoni në linkun më poshtë. Ky projekt i tij vjen pas suksesit të këngës “Pse s’jena mo” , të cilën e realizoi në Gjermani.

Por suprizat dhe hitet nga Ardiani nuk do të ndalen, shumë shpejt do jetë kënga e rradhës “Djali i lumtur” autor i së cilës është Ilir Berani me orkestrim nga Ardian Kastrati e shumë shpejt do të realizojë klipin e saj. Gjithmonë Ardiani ka zgjedhur të bashkëpunojë me më të mirët e suksesi është i padiskutueshëm. Gjithashtu mësojmë se ai do të realizojë dhe disa këngë, cover e projekte gjatë këtij viti si dhe një super plan ku do të jetë një përmbledhje e të gjithave këngëve të tij në një album unik, ndërsa ai ka mjaft ftesa kudo.

Related posts

Pas shumë pritjeve, Era Istrefi vjen me diçka të re

e-max

Nexho vjen me projektin e parë të karierës

e-max

Nëse dëshironi të jeni të dashuruar në ditën e Shën Valentinit, prej tani duhet ta nisni lidhjen me dikë

e-max