GazetaMax
Ballina

Grubi: Autostrada ose stiropor, Amerikë dhe Europë ose Rusi dhe Kinë – ky është dallimi

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shkruar në faqen e tij zyratare në Facebook se VMRO-DPMNE asnjëherë dhe asgjë nuk ka nënshkruar për të mirën e vendit, përkundrazi, me idetë e tyre kanë dashur ta largojnë Maqedoninë e Veriut nga rruga europiane dhe ta orientojnë drejt jostabilitetit.

Grubi më tej ka theksuar se bllokada që po e bën VMRO dhe Levica për ligjet e Korridorit 8 dhe 10-D do të zgjas punimet dhe do të bëj që ky investim të kushtoj miliona euro më shtrenjtë.

Postimi i plotë:

VMRO: Marrëveshja e Ohrit me shqiptarët është e dëmshme për vendin, ne do ta ndryshojmë.
VMRO: Marrëveshja e Prespës me Greqinë është e dëmshme për vendin, ne do ta ndryshojmë.
VMRO: Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bulgarinë është e dëmshme për vendin, ne do ta ndryshojmë
VMRO: Marrëveshja për korridoret 8 dhe 10-D është e dëmshme për vendin, ne do ta ndryshojmë.
Asgjë s’kanë ndryshuar në këto 33 vite, asnjë vendim të mirë për shtetin nuk e kanë marrë, perkundrazi, i hodhën 1 miliardë euro në stiropor e marrëzira antikuizimi për Shkupi 2014, sollën Subrata Roj, na përgjuan 1 milion herë, na arrestonin, akuzonin dhe gjykonin vet, na sollën togfjalëshin shtet i kapur, na rrënuan marrëdhëniet me SHBA dhe BE , 11 vjet na mbajtën larg NATOsë dhe na sollën Kinën dhe Rusinë .
Ata e dijnë, ne e dijmë, ju e dini, që ata as nuk duan, as që munden, as që do të provojnë të ndryshojnë diçka, por duan vetëm pushtet!
Dallimi është: stiropor ose autostrada
MOS HARONI: Opozita, VMRO dhe Levica, me bllokadën e ligjeve në Kuvend, do ta kushtojë shtetin mbi 150 milion euro dhe dy vite humbje kohe. Realizimin e projektit nuk mund ta ndalin në asnjë mënyrë të vetme, vetëm mund ta shtrenjtojnë dhe vonojnë përfundimin e autostradave.
KËRKONI NGA DEPUTETËT që të vendosin autostradat të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë e jo më ngadalë dhe më shtrenjtë.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/785946976228156

Related posts

Grubi: Vetingu i domosdoshëm, funksionarët të kontrollohen para se të vijnë në pozitë

Gazeta Max

Vritet aktorja Oksana Shvets, pas sulmeve me raketa mbi Kiev

Gazeta Max

Adelina vjen me ‘Beso’ kaq seksi duket në klip

Gazeta Max