GazetaMax
Ballina

Koncerti i Malumës, këngëtari kolumbian argëton shqiptarët për Ditën e Verës

Pritja ishte e zjarrtë. Ndërsa Maluma ende nuk kishte dalë në skenë muzika latine shoqëronte pjesëmarrësit në shesh.

Të shitura 11 mijë bileta. Duket se të gjithë I njihnin shumë mirë tekstet e Malumës. Skenogafia madhështore u shoqërua nga një paraqitje e shkurtër në ekran të profilit artistik të Malumës.

Kënga e parë ishte Corazon. Pothuajse të gjithë e njohnin dhe e këndonin bashkë me të. I veshur me një xhup jeshil dhe syze të bardha, të cilat më vonë i hoqi, stili i veçantë ra menjëherë në sy.

Pothuajse çdo këngë kishte një performancë të dedikuar, shoqëruar nga grupi i kërcimit.

Vajzat ishin kujdesur që ta mikprisnin Malumën me pankarta në gjuhën e tij, mes tyre lexojmë “ Marry me”.

Një “dhuratë” personale e hedhur në skenë që në këngët e para e shoqëroi për pak kohë mikrofonin e performancës së tij.

Papi Juancho Tour nuk mund të shkonte më mirë se kaq. Me të gjitha hitet nën një mbrëmje më yje dhe atmosferë të nxehtë. Njëlloj siç i ka hije muzikës latine dhe vetë atij, Maluma Baby.

Related posts

Ledri Vula publikon listën zyrtare të këngëve të albumit “1 goat për ty” (FOTO)

Gazetamax.mk

Drejtori Bexheti takon z. Anushiq nga Banka Botërore: Projekt për trajnimin dhe specializimin e të punësuarve

Gazetamax.mk

Përfitimet e mahnitshme që merr floku nga majoneza

Gazetamax.mk