GazetaMax
Lajme

Kovaçevski akuzon VMRO-në se përshkak tyre Qeveria humbi 100 milion euro

Shkup, 9 nëntor – Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të opozitës, kanë humbur mjetet nga kredia prej 100 milionë eurosh që duhej të merrte vendi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për tejkalimin e krizës energjetike, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në konferencën për shtyp në Qeveri, Kovaçevski theksoi se kredia është dhënë në kushtet më të mira të mundshme, por për shkak se ligji është bllokuar në Kuvend nga opozita, BERZH-i i ka tërhequr ato mjete dhe i ka ripërdorur.

Sipas Kovaçevskit, arsyetimi i opozitës për bllokimin e ligjit është i pajustifikuar sepse në dokumentet e dorëzuara në Kuvend është bashkangjitur edhe një dokument në të cilin thuhet se TEC Manastir, Osllomej dhe TEC Negotinë do të jenë pjesë e strategjisë së rishikuar kombëtare dhe se përdorimi i këtyre kapaciteteve energjetike do të vazhdojë.

“Arsyeja e dhënë nga opozita është absolutisht e rreme sepse deklarojnë se në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Energjisë duhet të mbyllen radhazi kapacitetet e vjetra për prodhimin e energjisë elektrike nga linjiti dhe qymyri. Të gjitha vendet evropiane kanë strategji të tilla kombëtare sepse është pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër dhe strategjisë së BE-së. Këto strategji kombëtare u bënë në një kohë kur nuk kishte luftë në Ukrainë dhe kur nuk kishte krizë energjetike dhe ekonomike. Prandaj, në një shkresë të ministrit të ekonomisë, e cila thuhet edhe në dokumentet e dorëzuara në Kuvend, thuhet qartë se TEC Manastir, OsLlomej dhe TEC Negotinë do të jenë pjesë e strategjisë kombëtare të rishikuar që Qeveria do të përgatisë me ekspertë, në të cilin do të vazhdojë jeta e punës dhe shfrytëzimi i këtyre objekteve, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se Qeveria ka një plan të qartë për përballimin e krizës dhe se prodhimi i EMV-së është rritur për pak më shumë se 25 për qind, duke plotësuar kështu nevojat e konsumatorit në tregun e rregulluar.

“Deri më tani, gjatë muajve të kaluar, nuk ka pasur import të energjisë elektrike për tregun e rregulluar. Do të thotë se atë që ka vendosur si plan Qeveria, e realizon. Të mos harrojmë se deri më tani nuk kemi pasur asnjë ditë pa rrymë, megjithëse ka pasur vende në rajon që kanë pasur kufizime për gjashtë orë gjatë ditës, tha Kovaçevski.

Related posts

Klipin e ri të David Dreshaj duan ta bllokojnë por artisti demaskon me lejen që ka

Gazetamax.mk

Pendarovski: Lufta në Ukrainë solli krizë energjetike dhe sfida të sigurisë

Gazetamax.mk

Samiti i Pragës, dimri evropian dhe pritshmëritë e Maqedonisë…

Gazetamax.mk