GazetaMax
Ballina

Lajm i trishtë, aktorja shqiptare jep lajmin se ka humbur binjakët që po priste

Delinda Disha ka bërë me dije se ka pësuar abort. Ky lajm i trishtë vjen vetëm pak javë pasi aktorja konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël dhe se do të mirëpriste dy binjakë.
Ajo ka shkruar se këtë humbje po e përjeton shumë keq psikologjikisht.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja aq shumë janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq,” shkroi Delinda.

Aktorja nuk ka dhënë më tepër detaje por kujtojmë që në fillim të këtij muaji, ajo zbuloi se do të bëhej sërish nënë.
Përmes një fotoje ku shihej me barkun e rrumbullakosur, pranë së cilës ndodhej bashëkshorti dhe djali i tyre, ajo zbuloi se mirëpriste binjakë.

Related posts

Emina Çunmulaj publikon imazhe nga pushimet përrallore në Capri me burrin e saj, Sam Nazarian

Gazeta Max

Rreziqet që shkakton vapa e madhe te njerëzit me sëmundje të zemrës

Gazeta Max

Afërdita Demaku del në piknik, kaq me shije është veshur

Gazeta Max